Shërbimet Pishina Riviera

Nëse nuk doni të largoheni shumë nga Shkupi, atëherë zgjidhja e duhur është pishina Riviera.  Kompleksi ka pishina verore, rrethuar nga kodra me pisha si dhe pozicioni buzë lumit Vardar e bëjnë këtë vend ideal për të pushuar. Ju mund të notoni dhe pushoni nën cicërimat e zogjve.


Kompleksi Riviera  është vendi ideal ku mund të festohen ditët tuaja me të vecanta, diplomimi juaj, dasma juaj, apo cdo festë tjetër e kësaj natyre. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar deri në detajin me të vogël gjithqka që ju deshironi. Ju mund të zgjidhni të festoni brenda ambienteve komode dhe me një dekorim të këndshem ose në ambient të hapur pranë pishinës dhe hapsirave të gjelberuara duke shijuar magjinë e momentit. 

Ne punojmë fort për përmbushjen e gjithë deshirave tuaja, ju ofrojmë besueshmëri dhe cilësi të lartë shërbimi. Ne mund të realizojme cfardo që ju deshironi. Në ambientet e pishinës Riviera gjendet restoranti ku mund të shijoni një menu të plotë nga kuzhina tradicionale gërshetuar me atë moderne, ku mbizotrojnë specialitetet e mishit. 

Ambienti i këndshem, shërbimi cilësor dhe kuzhina e larmishme do e bëjnë dreken apo darkë tuaj të paharrueshme.  Në ditët e nxehta që ofron stina e verës pishina është zgjidhja më e mirë për të freskuar trupin dhe idetë ! Pishina me standarde evropiane dhe me kapacitet deri në 400 persona, pishina është e rrethuar nga një ambient natyror ku të dyja bashkohen për ta amplifikuar shplodhjen tuaj. Në kuadër të pishinës ofrohet poashtu dhe restoranti me kuzhinë dhe kuzhinier personal.

image